Lajme

Si dhe kur ishte vendosur për emërtimin e UÇK?

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 17 November 2021

Emrush Xhemajli, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka thënë se 17 nëntori i vitit 1994 ka qenë datë kthese për çlirimin e Kosovës.

Në këtë ditë, Kryesia e LPK-së kishte marrë vendim që organizimi ushtarak popullor të emërtohej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë ka pasur disa propozime të ndryshme por që në fund kryesia ka vendosur për akronimin UÇK, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Në këtë datë më, 17 nëntor 1994, pas shumë konsultimeve të mëhershme, aksioneve të strukturës së paemërtuar ushtarake të popullit tonë, Kryesia e LPK-së edhe pas vendimeve që kishte marrë më herët është mbledh dhe ka emërtuar strukturën me UÇK”, është shprehur Xhemajli.

“Kanë qenë anëtarët e kryesisë kanë marr pjesë në mbledhje. Vendimi ka qenë unanim i kryesisë. Ka qenë vendim i LPK-së pas debateve dhe konsultave të gjata që janë bërë. Nuk ka qenë vendim i lehtë”.

Xhemjali në Info Magazine ka treguar se emblema e UÇK-së është krijuar 4 vjet pas emërtimit, pra në periudhën janar-shkurt 1998.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera