Sport

Shuplaka që i kushtoi fitoren Romës, De Rossi kërkon ndjesë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 27 November 2017

Daniele De Rossi është një nga lojtarët më gjaknxehtë në Serie A, e nuk janë të pakta rastet që ai ka lënë në baltë si ekipin e tij, Romën, po ashtu edhe kombëtaren italiane.

Shuplaka që ai dha mbrëmjen e kaluar Lapadulas në ndeshjen kundër Xhenovës, u kthye në një bumerang për Romën, pasi përveçse penalltisë e cila u kthye në gol nga “viktima”, u detyrua të luaj me 10 lojtarë deri në fund të takimit.

Deri në minutën e 69-të, Roma udhëhiqte kundër vendasve të Xhenovës, e sigurt se do të dilte me pikë të plota nga stadiumi “Luigi Ferraris”, por gabimi i De Rossi-t, solli barazimin e ndeshjes.

-Advertisement-

Në përfundim të ndeshjes, De Rossi ka kërkuar ndjesë, “gabova”, ka deklaruar ai duke i cilësuar pamjet si jo të këndshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera