Shuplaka e Jozit në BBVA mund të sjellë pasoja penale – ja sa vite rrezikon burg
Autori: Gazeta inFokus
09:02 | 13 April 2025
Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit live, mund të ketë pasoja serioze ligjore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim. Në bazë të Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Ngjarja, e cila ndodhi në mënyrë të papritur dhe publikisht përballë mijëra shikuesve, e rrit ndjeshmërinë morale dhe sociale të rastit.
Megjithëse fakti që ndodhi gjatë një transmetimi televiziv nuk e ndryshon automatikisht klasifikimin penal, ai mund të ndikojë në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe në mënyrën si prokuroria i qaset rastit.
Procedimi penal për këtë vepër zakonisht nis me kallëzim nga viktima, përveç rasteve kur prokuroria vendos të ndërhyjë vetë, për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike – siç mund të ndodhë në këtë rast konkret, ku incidenti u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Nëse do të provohet përmes raportit mjekësor se viktima ka pësuar dëmtime fizike, atëherë rasti mund të klasifikohet më rëndë dhe të kualifikohet sipas Neneve 88 ose 89 të Kodit Penal, ku dënimet parashikohen më të ashpra se 2 vjet burgim.
Kujtojmë se në rastin konkret, Gjesti është trajtuar menjëherë pas incidentit dhe sipas raportimeve, gjendja e tij është stabilizuar.
Ndërkohë, Jozi është arrestuar nga policia në vendngjarje dhe pritet që drejtësia të ndjekë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...






























