Lajme

Më shumë se 70 të vdekur nga luftimet mes regjimit dhe ISIS-it në Siri

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 29 October 2017

Luftime të dhunshme mes ushtrisë siriane dhe xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik kanë shkaktuar 73 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Deir Ezzor, qytet në lindje të Sirisë, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Forcat e regjimit kontrollojnë pjesën më të madhe të provincës së Deir Ezzor, por rreth tetë për qind e qytetit mbetet në duart e Shtetit Islamik”, sipas OSDH-së.

Sipas kësaj OJQ-je, luftimet kanë shkaktuar 50 të vdekur mes xhihadistëve dhe 23 të vdekur mes forcave të regjimit dhe aleatëve, përcjell Atsh.

-Advertisement-

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, forcat qeveritare i kanë rimarrë Shtetit Islamik dy lagje të tjera si dhe stadiumin komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera