Shuma marramendëse për të vizituar rrënojat e Titanikut, atraksioni i preferuar i miliarderëve
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 26 June 2023
Prej shumë kohësh aventurierët kanë paguar shuma marramendëse për të vizituar rrënojat e Titanikut, duke marrë parasysh edhe faktin se kjo ekspeditë mund të shndërrohet në një tragjedi.
Duhen 8 orë dhe 250.000 dollarë për të arritur në atë që ka mbetur nga anija e famshme e Titanikut, rreth 611.55 km larg bregut të St.John’s, Newfoundland. Më shumë se një shekull pas fundosjes së anijes, interesi për Titanikun mbetet i jashtëzakonshëm.
Edhe pse shumica e shuajnë kureshtjen e tyre duke vizituar muzetë, ekspozitat dhe koleksionet e shumta dedikuar kësaj ngjarjeje, të tjerë janë të gatshëm të paguajnë për një biletë dhe ta shohin atë nga afër. Për më shumë se 20 vjet guximtarë dhe eksplorues të shumtë kanë shkuar në atë destinacion. Në vitin 1985, një ekspeditë e udhëhequr nga Explorer-at-Large National Geographic Robert Ballard dhe oqeanografi francez Jean-Louis Michel zbuluan vendin e fundit ku “pushonte” Titaniku.
Në korrik 1986, Ballard vendosi një pllakë në anije, duke kërkuar që vendi të lihej i patrazuar në kujtim të më shumë se 1500 njerëzve që vdiqën atje. Por kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, konkurrenca se kush do të lejohej të nxirrte objekte nga anija, u ndez. Përpjekja e parë zyrtare e shpëtimit u ndërmor nga Titanic Ventures Limited Partnership në 1987, kur rreth 1800 artikuj u mblodhën dhe u konservuan. Kompania ka kryer 8 ekspedita në anijen e Titanikut dhe ka nxjerrë në ankand më shumë se 5000 objekte të marra nga vendi, duke përfshirë bizhuteri dhe një pjesë të shkallëve madhështore të anijes.
Kompanitë gjithashtu nisën të promovojnë dhe udhëtime të kushtueshme turistike për të parë nga afër rrënojat e Titanikut. Studiues, eksplorues dhe madje edhe kineastët si James Cameron, i cili drejtoi filmin “Titanic” të vitit 1997, kanë bërë udhëtime të panumërta pranë rrënojave. Në vitin 1998, kompania britanike, Deep Ocean Expeditions, ishte ndër të parat që i shitën biletat publikut me 32,500 dollarë për të parë mbetjet e Titanikut. Në vitin 2012, udhëheqësi i ekspeditës, Rob McCallum, tha se kompania po organizonte një raund të fundit turneu, pasi kishte zbritur në rrënoja 197 herë. Veç saj, edhe kompani si Bluefish, Blue Marble etj, kanë kryer me dhjetëra zhytje.
Ndërsa OceanGate, pjesë e së cilës edhe nëndetësja e humbur, kreu ekspedita të suksesshme në 2021 dhe 2022, si dhe ka 18 zhytje të planifikuara deri në fund të vitit 2023. Në vitin 2001, një çift madje u martua, mbështetur në harkun e famshëm të Titanikut. Përpjekjet për të mbrojtur rrënojat po vazhdojnë. Për shkak se ndodhet në ujërat ndërkombëtare, duhet të ruhen sipas Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore.
Në vitin 2020, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të punojnë së bashku për të dhënë ose mohuar licencat për njerëzit që hyjnë dhe marrin objekte nga vendi ku ndodhi tragjedia. Rikujtojmë, se kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”. OceanGate në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në këtë tragjedi./TAR

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...

































