Lajme

Shuhet zjarri në depon e naftës

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 25 May 2018

Është lokalizuar zjarri që përfshiu pak minuta më parë një deponi të derivateve në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Zjarrfikësit janë paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin duke evituar rrezikun nga ndonjë shpërthim tjetër i mundshëm.

Infokusi ka kontaktuar me zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë thënë se nga shpërthimi janë lënduar katër persona, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tyre dhe për dëmet materiale.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar gjithashtu se ka evakuuar punëtorët e tjerë të kësaj depoje dhe ka rrethuar zonën përreth për arsye sigurie.

Në këto momente njësitë e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimet e fundit për të siguruar se gjendja është stabile. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera