Sport

Shuhen shpresat e Realit, Haaland mbetet te City prej… Guardiolës

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 19 April 2023

Erling Haaland po zhvillon një super sezon te Manchester City. Norvegjezi i ka bindur të gjithë në vitin e tij të parë me kampionët në fuqi të Anglisë. Duke kaluar çdo pritshmëri dhe duke thyer çdo rekord të mundshëm. Drejtuesit e City paguan 60 mln euro te Borussia Dortmund.

Në kontratën e tij është firmosur edhe një klauzolë lirimi në vitin 2024 për shumën 175 mln paund. E vlefshme vetëm për klubet jashtë Premier League. Megjithatë, së fundmi, shtypi britanik zbulon se kjo klauzolë nuk ekziston më. Pasi ajo lidhej ngushtë me të ardhmen e Pep Guardiolës…

Nëse trajneri do të largohej nga City, atë do ta pasonte edhe Haaland, i cili numëron 47 gola deri në këtë fazë të sezonit. Por tekniku spanjoll firmosi një kontratë të re deri në vitin 2025 dhe klauzola në kontratën e goleadorit është hequr automatikisht.

-Advertisement-

Ndërsa për ta blinduar përfundimisht 22-vjecarin, Man City është gati t’i ofrojë një kontratë të re, me bomberin që do të përfitojë 865 mijë paund në javë! Por këto nuk do të jenë fitimet e vetëm të tij, pasi në kontratën e re norvegjezi do të ketë edhe bonuse të shumtë në bazë të performances.

Shpresat për një transferim të Haaland te Reali Madrid janë shuar përfundimisht, me norvegjezin që do të synojë të thyejë çdo rekord dhe të fitojë çdo trofe të mundshëm me skuadrën angleze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera