Lajme

Shuarja e NKEC-it, Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit: Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 21 May 2024

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri aktual, Albin Kurti mori vendimin për shuarjen e ndërmarrjes së re Energjetike apo e njohur ndryshe edhe si NKEC, ndërmarrje kjo e cila buxhetit të Kosovës i kushtoi mijëra euro derisa qëllimi për të cilën ishte krijuar më nuk ekzistonte.

Hoti ka thënë se qeveria Kurti ka përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot në këtë ndërmarrje e cila është dashtë të shuhet në kohën kur është ndërprerë projekti për termocentralin “Kosova C”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se qeveria këtë vendim e mori vetëm pas përballjes së tij në Kuvend me pushtetin për ndërrimin e bordit dhe vazhdimin  e ekzistencës së kësaj ndërmarrjeje, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Shkaqet për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje publike kanë pushuar që nga koha kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”. Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot. Auditori ju ka rekomanduar para shumë kohe ta shuani. Ju ra ndërmend pas ballafaqimit që kishim në Kuvend.  Fatkeqësisht, ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike”, shkruan Hoti.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht qysh në muajin shkurt se tashmë kishin nisur procedurat për shuarjen e kësaj ndërmarrjeje derisa kishte publikuar edhe arsyetimin e qeverisë se pse NKEC vazhdoi të operonte pa pasur asnjë punë duke marrë mijëra euro nnga buxheti vetëm për paga.

Ky ishte arsyetimi i qeverisë: Ekskluzive: Shuhet ndërmarrja NKEC që shpenzoi deri në 700 mijë euro, pa kryer asnjë punë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera