Sport

Shtypi francez s’heq dorë, zbulon tekën e fundit të Neymar

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 27 November 2017

Muajt e parë të Neymar te Paris Saint-Germain po shoqërohen me shumë polemika. E fundit, në rend kronologjik, është krijuar nga “Yahoo France”, që ka shkruar se “O’Ney” i ka kërkuar trajnerit Emery që të vendosë ai se në cilat ndeshje të luajë dhe në cilat të qëndrojë puhsim.

Në javët e kaluara, mediat franceze dhe jo vetëm, kanë shkruar se braziliani nuk është i kënaqur në Paris dhe se po mendon që tani të largohet prej andej. Gjithashtu, është shkruar edhe për trajtimin e veçantë që klubi i rezervon ish-yllit të Barcelona-s në krahasim me lojtarët e tjerë. Një trajtim ky që duket se ka bezdisur shokët e tjerë të ekipit. Nuk mund të harrohet edhe zënka në fushë mes tij dhe Edinson Cavani në fillimin e këtij sezoni, me uruguaianin që nuk ka pranuar ta lërë Neymar të godasë penalltinë.

-Advertisement-

Të gjitha këto situata janë shoqëruar me lajme të shumta në lidhje mbi një pakënaqësi gjithmonë e në rritje të Neymar dhe mbi dëshirën e tij për t’u larguar. Pak javë më parë ka qenë trajneri i Brazilit, Tite, i cili ka dalë në mbrojtje të sulmuesit, duke i cilësuar lajmet që flasin për pakënaqësinë e tij në Paris të pavërteta, teksa vetë lojtari nuk i ka mbajtur lotët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera