Lajme

​Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 21 September 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se kjo pikë e rendit të ditës, me kërkesë të sekretarit të Kuvendit, shtyhet për një mbledhje të radhës.

Sipas deputetit Muja, kjo shtyrje e shqyrtimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të vitit 2022, po bëhet për shkak të mungesës së sekretarit të Kuvendit të Kosovës, i cili gjende jashtë vendit, në Shqipëri në një vizitë së bashku me kryeparlamentarin në Kuvendin e Shqipërisë.

-Advertisement-

Komisioni po shqyrton Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit./ KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera