Lajme

Shtyhet seanca për Mariglen Demirin për thyerjen e zyrës së kryetarit Gjorge Ivanov

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 11 May 2017

Seanca për Mariglen Demirin e partisë E majta, që sipas Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), më 13 prill të vitit të kaluar është përfshirë në thyerjen e zyrës popullore të kryetarit Gjorge Ivanov, është shtyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për arsye të panjohura, në seancë mungoi prokurorja e akuzës. Me këtë rast, Mariglen Demiri tha se shtyrja ishte e panevojshme dhe shpreson se do të sjellet një vendim në të mirë të tij.

Demiri deklaron se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me zyrën e kryetarit Gjorge Ivanov, do të dështojnë./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera