Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit, nuk ka kuorum

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 28 March 2022

Seanca që ishte duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë është shtyrë për ditën e enjte në orën 10:00.

“Nuk ka kuorum, dhe mendoj që kjo seancë të mbahet për ditën e enjtje nga ora 10:00”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar seancën pas dështimit të themelimit të komisionit për menaxhimin e krizës energjetike.

Kjo sipas Abelard Tahirit, shef i grupit parlamentar të PDK-së, kishte një dakordim paraprak për krijimin e këtij komisioni, duke e quajtur të turpshme votimin kundër nga deputetët e pozitës.

“Refuzimi ishte një lojë e ndryrë”, tha Tahiri, sipas të cilit “është hera e parë që me votë refuzohet një komision parlamentar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera