Shtyhet Provimi Shtetëror i Maturës, shkak zgjedhjet e parakohshme
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 24 May 2017
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të cilat do të mbahen më 11 qershor, kanë ndikuar në shtyrjen e Provimit Shtetërorë të Maturës.
Si pasojë e këtyre zgjedhjeve objektet shkollore do duhet t’i lirojnë hapësirat shkollore në mënyrë që të bëhen përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e procesit të votimit.
Shtyrjen e Provimit të Maturës e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se pjesë e para e provimit të Maturës e paraparë të mbahet më 10 qershor, do të mbahet më 14 qershor.
Në këtë privim do të përfshihen rreth 32 mijë maturantë, 28 mijë nga ky vit dhe katër mijë të tjerë që kanë mbetur nga vitet e kaluara do t’i nënshtrohen këtë vit Provimit Shtetëror të Maturës.
“ Ky provim do të mbahet me 14 qershor pjesa e parë. Kjo për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Ndërkaq pjesa e dytë do të mbahet ashtu siç është paraparë më 24 qershor”, ka thënë për Gazetën Monitor kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri.
Kurse risi e këtij vit do të jetë se administruesit do të përzgjidhen nga një thirrje publike dhe do të trajnohen nga Ministria e Arsimit.
Të drejtë aplikim për të qenë administrues kanë, profesorët, shoqëria civile, studentë nga universiteti.
“KSHM është në fazën e përgatitjes së Provimit Shtetëror të Maturës. Ne kemi zgjedhur ekspertët për përgatitjen e pyetjeve dhe tani jemi në fazën për zgjedhjen e administruesve nëpër komuna. Risi e këtij viti është se administruesit do të zgjidhen mbi bazën e një oferte mbi bazën e aplikimeve që do të bëjnë ata nëpër komuna nga kriteret që ne i kemi përcaktuar. Këta administrues do të trajnohen. Administrues do të jenë mësimdhënës, nga shoqëria civile, student, nga universitetet. Administruesit do t’i zgjedhim me ofertë ose me shpallje të interesit”, ka treguar Guri për Gazetën Monitor.
Megjithatë për administruesit janë caktuar kritere nga Ministria e Arsimit.
“Kriteret janë caktuar. Një administrues flas mësimdhënësit duhet të jetë mësimdhënës me tri vite përvojë pune, të jenë të licencuar dhe të kenë një performancë të mirë. Shoqëria civile do të jenë kryesisht në monitorim të procesit”, tregoi Guri.
Ndryshe, për ata nxënës që nuk do kenë fatin të kalojnë testin në afatin e qershorit, do të jetë edhe shansi i dytë me 26 gusht dhe dy shtator.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...