Lajme

Shtyhet për të hënën seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 08 December 2024

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për të hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të Isni Kilaj në çështjen ku ai po akuzohet se bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për pengimi të drejtësisë.

Kjo kërkesë është bërë nga avokati i Kilajt i cili e përfaqësonte atë që prej shkuarjes së tij të parë në Hagë.

Seanca pritet të hënën të mbahet duke filluar nga ora 13:00.

-Advertisement-

Ndryshe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga. /BetimipërDrejtësi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera