Lajme

Shtyhet për muajin tetor implementimi i kodit shtetëror

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 03 June 2018

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi ka deklaruar se implementimin e kodit telefonik shtetëror 383 për Republikën e Kosovës, e kanë shtyrë deri më 31 tetor për shkak të krizave të vazhdueshme që ka pas Telekomi i Kosovës.

Përkundër faktit që afati fillestar i paraparë për implementimin e kodit telefonik shtetëror 383 për Republikën e Kosovës ka qenë 1 qershori i këtij viti, kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, tha se janë dëshmitarë se Telekomi i Kosovës ka kaluar në disa kriza dhe ndryshime të vazhdueshme, sidomos në vitin e fundit dhe si rezultat i kësaj, ai tha se disa nga projektet me rëndësi e posaçërisht projekti i Kodit ka mbetur mbrapa, raporton kosovapress.

Për këtë ai tha se e kanë mirëkuptuar Telekomin dhe e kanë shtyrë afatin deri më 31 tetor të këtij viti.

-Advertisement-

Sipas tij, në qoftë se edhe deri më këtë datë kjo ndërmarrje publike nuk është e përgatitur, do gjobitet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Ne jemi munduar ta mirëkuptojmë maksimalisht operatorin publik, Telekomin e Kosovës, i cili ka aktualisht rreth 56 për qind të tregut në Kosovë dhe i kemi ofruar një afat shtesë brenda të cilit afat ata do të mund të implementojnë plotësisht Kodin 383, që është deri më datën 31 tetor 2018. Për arsye jo të ngjashme edhe operatori tjetër, IPKO ka kërkuar që të ketë një shtyrje të përdorimit të Kodit 386. 31 tetori është një afat optimal dhe në rast se ka kërkesa për shtyrje tjera, atëherë Bordi i ARKP do të zgjidhë një nga dy mundësitë që ka pasur edhe tani, ose ta dënoj ndonjë nga operatorët dhe të kërkoj menjëherë implementimin e tij, ose të shtyjë afatin për një kohë të caktuar. Ne kemi përdorur njërën mundësi tashmë për shtyrje dhe ka mbetur mundësia tjetër më 31 tetor që do të thotë se në raste se nuk implementimet kodi deri më datën 31 tetor, do të pasojnë penalltitë që janë t ë përcaktuara në bazë të ligjit për komunikimet elektronike postare”, ka theksuar ai.

Gashi ka shtuar se në rast se implementohet Kodi 383, është në të mirën e operatorëve të telefonisë në Kosovë, dhe sipas tij, çdo vonesë e implementimit të Kodit shtetëror shkon pikërisht në dëmë ekonomik të vet operatorëve dhe po ashtu në dëme të imazhit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera