Shtrenjtim i mundshëm i rrymës: “Si do t’ia dalim”
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 08 February 2023
Rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur shqetësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës.
“Nuk e di se si do ta paguaj… Nuk e di, nuk e di… Çka mund të kursej? Ne edhe ashtu po kursejmë, se çmimet janë katastrofë [të larta], na kanë qitur për toke”, thotë Zahir Sallahu, bartës i një familjeje 5-anëtarëshe.
I punësuar në një kompani të sektorit privat në Prishtinë, ai paguhet rreth 320 euro në muaj.
Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind.
Rritje kanë pësuar çmimet e pothuajse të gjitha produkteve ushqimore dhe shërbimeve.
Rryma është shtrenjtuar po ashtu, por vetëm për ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji. Ata paguajnë 12.5 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta, ndërsa 5.9 centë gjatë tarifave të ulëta. Konsumatorët që shpenzojnë më pak, paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) njoftoi këtë javë se është duke shqyrtuar një kërkesë të jashtëzakonshme për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, të bërë nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, muajin e kaluar.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të ZRRE-së thanë shkurtimisht se janë në “fazën e vlerësimit” të kërkesës dhe se nuk mund të deklarohen për tarifat përfundimtare.
Çka përmban kërkesa e KEDS-it?
KEDS-i e ka justifikuar kërkesën për rritje të tarifave të energjisë elektrike me rritjen e çmimit të rrymës së importuar, si dhe me pamundësinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të prodhuar rrymë të nevojshme, sidomos gjatë sezonit të dimrit.
“Mosreflektimi i duhur rrezikon pozitën financiare të KEDS-it, e njëherësh rrezikon edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në kërkesën e parashtruar.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.
Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka shkuar duke u rritur. Nga 150 euro për megavat, sa ka qenë në muajin gusht të vitit 2021, ai ka arritur në rreth 430 euro për megavat në gusht të vitit të kaluar, për t’u stabilizuar më vonë në rreth 260 euro.
“Çmimi të ulet, jo të rritet”
Shkurte Morina, banore në Prishtinë, thotë se çmimi i rrymës që shpenzon familja e saj gjatë sezonit të dimrit, kur shfrytëzohet edhe ngrohja, arrin deri në 150 euro në muaj.
“Kjo është goditje jo vetëm për mua, por për të gjithë qytetarët. Duhet të jesh shumë, shumë ekonomist për t’ia dalë”, thotë Morina.
Bashkim Berisha tregon se në muajin janar ka paguar rreth 100 euro rrymë.
“Të katër anëtarët e familjes punojmë dhe në fund të muajit zero… Çka të them për qytetarët tjerë? Të gjitha çmimet e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar, për shkak të inflacionit. Këta po thonë se inflacioni është 12 për qind, por çmimet janë rritur më shumë se 100%. E tash të rritet edhe çmimi i rrymës… Po shpresoj që ZRRE-ja nuk e merr një vendim të tillë”, thotë Berisha.
Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes se kursyer.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë më 3 shkurt se nga këto subvencione, kanë përfituar mbi 200 mijë familje.
Autoritetet e Kosovës, qysh në muajt e verës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën, për shkak të krizës globale energjetike, të cilën e ka thelluar lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ato nuk kanë ofruar asnjë garanci se do të ketë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit, kur nevoja për ngrohje rritet.
Tarifat aktuale të energjisë elektrike do të jenë të vlefshme deri më 31 mars.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e tarifave çdo vit.
Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar Draft-Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031, e cila parasheh rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë së ripërtërishme në Kosovë.
Sipas Rizvanollit, synim është që pas dhjetë vjetësh, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme. Kjo, sipas autoriteteve, do të ofrojë edhe siguri në furnizim, edhe stabilizim në çmime./REL
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0...
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...