Uncategorized

Shtohet numri i mbrojtësve të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 31 July 2017

Janë betuar me një ceremoni solemne 54 gjyqtarë të rinj të Republikës të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se Republika e Kosovës ka bërë dhe po bënë reforma në vazhdimësi me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të punojë sa më mirë.

“Do të duhet një punë e palodhshme, sidomos në fushën e drejtësisë… Të gjithë duhet të jemi të angazhuar në respektimin e rendit ligjor dhe juridik që të ecim përkrahë vendeve demokratike”, tha Presidenti.Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, tha se vlerëson punën e Gjyqësorit të Kosovës pasi që sistemi gjyqësor në Kosovë ka nevojë për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve në dhënien llogari dhe transparencën. Ai uroi gjyqtarët e rinj duke i ftuar ata të jenë shembull të demokracisë së mirëfilltë dhe mbrojtjes së ligjit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera