Shtohen vizitorët në Përmet, operatorët lokalë: Sezoni të vazhdojë edhe në dimër
Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 02 October 2022
Në Përmet turizmi i kësaj vere ishte i krahasueshëm me vitin 2019 për nga shifrat, me një tendencë të zgjatjes së sezonit edhe për muajt e fundit të vjeshtës ndërsa bujtinat flasin për rezervime edhe në dimër.
Si destinacione të përshkuar nga Vjosa, Përmeti dhe Këlcyra kanë pasur gjatë kësaj vere në qendër të ofertës sportet e ujit por edhe ecjet në këmbë apo biçikleta, eksplorimin e kanioneve të Lengaricës, ngjitjen e shkëmbinjve apo udhëtimet me mjete jashtë rruge.
Operatorët lokalë flasin për ndryshim të profilit të klientëve, rritjen me gati 50% të vizitorëve shqiptarë por për një fluks spontan që u karakterizua nga prenotime të momentit të fundit. Problematikë madhore e këtij sezoni për ata që operojnë buzë Vjosës vijoi të mbetet ndotja plastike në lumë dhe në brigjet e tij.
Sezoni i verës së vitit 2022 shënoi kulmin e rezervimeve në bujtinat rurale në të gjithë territorin pranë Vjosës, në Peshtan, Ogdunan, Gostivisht, Ballaban, Buhal, Gravovë. Vizitorët këtë vit vijnë nga e gjithë bota me një tendencë në rritje të klientëve nga Europa Perëndimore dhe një zbehje të tregut të Lindjes.
Valentina, që menaxhon një bujtinë në Peshtan, thotë se ka vijuar të zgjerojë investimin për shkak të kërkesës në rritje të vizitorëve.
Përmeti vijon të vizitohet edhe për shijet lokale, salcën e shakullit, peshkun e lumit, mishin e gjahut, glikotë e frutave, rakinë dhe verën.
Përmeti dhe Këlcyra u vizituan këtë vit nga rreth 80 mijë vizitorë që rritën kohëqëndrimin e tyre me të paktën një ditë në raport me vitin e kaluar. Ky sezon nxori në pah edhe aspektet ende të brishta e të pakonsoliduara të turizmit në këtë zonë, si kapacitete pritëse dhe restorante të pamjaftueshme, mungesa të stafit,dhe shoqëruesve, mungesë informacioni dhe orientimi efektiv për të parandaluar aksidentet. Vetëm këtë verë të paktën në 5-6 raste turistë të huaj ngelën të bllokuar në kanionet e Lengaricës teksa eksploronin të pashoqëruar. /top-channel.tv
Të tjera
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...