Lajme

Shtohen të shtënat me armë nëpër festa

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 06 August 2017

Të shtënat nëpër festa dhe ahengje veç sa shtohen çdo vit, mirëpo këtë vit nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet.

Policinë e Kosovës deri më tani janë raportuar vetëm dhjetë raste të gjuajtjeve me armë zjarri, dhe numri i personave të lënduar gjatë këtyre incidenteve është gjithsej nëntë.

Qytetarët e Kosovës si duket se s’e kanë kuptuar ende moton “Festo me zemër, jo me armë”. Kjo moto ka disa vite që është lansuar nga Policia e Kosovës në çdo verë, stinë kjo kur bëhen dasmat.

-Advertisement-

Por të shtënat nëpër festa dhe ahengje veç sa shtohen çdo vit, madje, ndonjëherë, duke marrë edhe jetë njerëzish. Këtë vit fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet nga të shtënat nëpër dasma, ndonëse në një fshat të Suharekës është shënuar një rast i tillë. Nga plumbat e armëve, që u shkrepën nga gëzimi, pësuan me lëndime të lehta tri gra të shtëpisë.

Në Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm dhjetë raste të gjuajtjeve me armë zjarri dhe numri i personave të lënduar gjatë këtyre incidenteve është gjithësej nëntë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka rënie të rasteve të gjuajtjeve me armë zjarri në dasma dhe ahengje.

Arsyen e gjuajtjes me armë, në momente gëzimi, e shpjegon sociologu Ferdi Kamberi. Ai, në një përgjigje elektronike, tha se afektin dhe traditën i sheh si faktor që i shtyn njerëzit që të gjuajnë me armë gjatë ahengjeve të ndryshme familjare.

“Gjatë dasmave, duke mos i marrë parasysh  pasojat, cilat mund të jenë, njerëzit, nga gëzimi për shembull që e kanë martuar vajzën ose djalin,  gjuajnë nëpër dasma dhe mund të ketë viktima si rezultat i këtij afekti. Ky afekt një ceremoni gëzimi e shndërron në tragjedi”, sqaron Kamberi ndër të tjera.

Policia, po ashtu, njofton se të gjithë ata, të cilët, në mënyrë të kundërligjshme përdorin armët apo bartin ato në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, ndaj tyre do të ndermerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për kompletim dhe procedim të këtyre rasteve tek organet kompetente të drejtësisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera