Lajme

Shtohen pritjet në pikat kufitare në dalje, kryeson Merdarja me katër orë

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 15 August 2024

Janë duke vazhduar të rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës.

Në Merdarë pritjet për në dalje kanë shkuar deri në katër orë, kolona është në 1.7 kilometra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë e gjysmë për ta lëshuar Kosovën ka edhe tek Dheu i Bardhë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, në pikën kufitare në Mutivodë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë mbi një orë e gjysmë, kurse në Jarinjë deri në një orë.

Poashtu, pritje ka edhe në Muçibabë që është gjysmë ore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera