Lajme

Shtohen patrullimet e policisë kufitare në bjeshkët e Istogut, afër zonës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 14 August 2024

Në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në bjeshkët e Istogut raportohet se janë shtuar patrullat e Policisë së Kosovës.

Media lokale “RTV Fontana” ka publikuar pamje nga prezenca e shtuar e policisë në atë zonë.

Javën e kaluar është raportuar për patrullime të shpeshta të policisë serbe dhe forcave ushtarake të Serbisë.

-Advertisement-

Ani pse nuk ka pasur ndonjë provokim, barinjtë e këtyre zonave janë shqetësuar me praninë e tyre, sidomos tani në kohën e verës kur këtë zonë e frekuentojnë edhe pushues të shumtë.

Njësitet patrulluese kufitare tashmë kanë reaguar dhe kanë qenë në zonën e perëndimit në Gjakovë e deri në lindje të kufirit.

Kështu edhe sot, këtu prezent ishte drejtori i policisë kufitare, kolonel Nexhmedin Krasniqi,Kapiten Asmir Zekiq, komandant i vijës së gjelbër kufitare, Adem Hoxhiq, shef i operativës, Adem Dreshaj, polic kufitar etj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera