Lajme

Shtohen kontaktet me Ankaranë pas blerjes së dronëve, Kurti ofron “bashkëpunim të plotë” e fton për vizitë ministrin

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 27 July 2023

Kryeministri Albin Kurti e ka pasur sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, të cilin e ka ftuar edhe për vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit  “ai e uroi z. Fidan për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë”.

Kurti thuhet ta ketë falënderuar Kryediplomatin turk për mbështetjen në fushën e mbrojtjes.

-Advertisement-

“U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

ZKM-ja në njoftimin e bisedës telefonike ka kujtuar se së fundmi arsenalit të ushtrisë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë pikërisht nga Turqia.

“Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera