Lajme

Shtiu në drejtim të një veture më pas armën e gjuajti në shportë bërllogu, prangoset prishtinasi

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 15 May 2023

Të dielën policia ka arrestuar një person në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri AK-47 në një shportë mbeturinash, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, dyshohet se ai me atë armë ja gjuajtur në drejtim të një veture ku ndodheshin tre persona.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa është konfiskuar arma me 27 fishekë.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura  e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës”, thuhet në raportin 24 orësh ë policisë.

Rasti në polici është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm & armëmbajtje pa leje”, dhe me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera