Lajme

Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 30 November 2023

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila mbeti e vrarë mbrëmë gjatë një grabitje, kishte nënshtetësi suedeze.

Mediat suedeze kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë sot gjatë ditës lidhur me vrasjes së gruas të Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua suedeze rreth të 30-ave, me origjinë nga Götaland, ka vdekur më 29 nëntor në Kosovë. Të afërmit e gruas janë njoftuar. Për sa i përket shërbimit konsullor, nuk kemi asnjë informacion shtesë për të dhënë për rastin individual”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së suedeze për “Aftonbladet”, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, dyshohet të ketë mbetur e vdekur  si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

Dy grabitës, njëri prej të cilëve mësohet se ka qenë i armatosur me armë zjarri, dyshohet se kanë marrë sendet me vlerë të familjes para se gruaja të qëllohej për vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera