Ekonomi

Shteti paralajmëron ndërmarrjet: Zbuloni pagat e punonjësve ose …

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 13 October 2020

Spanja është në rrugën e saj për të ndaluar hendekun e pagave midis burrave dhe grave, duke detyruar kompanitë të zbulojnë pagat e punonjësve të tyre, përndryshe, kompanitë do të përballen me gjoba.

Ministrja e Punës, Yolanda Diaz, vlerësoi rregulloret e reja si historike, raporton AP.

Ministrat në qeverinë e koalicionit kaluan dy dekrete sot, të cilat përcaktojnë në detaje ligjin për barazinë gjinore në vendin e punës, të miratuar më parë këtë vit.

-Advertisement-

Sipas rregullores së re, kompanitë përballen me një gjobë prej 187,000 euro nëse nuk zbulojnë sistemin e përdorur për të përcaktuar pagat bazë dhe përfitimet e tjera për punonjësit e tyre.

Sipas të dhënave të qeverisë, gratë në Spanjë fitojnë mesatarisht 22 për qind më pak se kolegët e tyre meshkuj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera