Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët kosovarit
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 19 October 2021
Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Norvegji, pasi shteti i ka marrë katër fëmijët një çifti shqiptaro-suedez. Bëhet fjalë për Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi, të cilët janë edhe prindër të bebushit të njohur si “fëmija gjigant”, për shkak të peshës 6.6 kg.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi që nuk e dinë se ku ndodhen fëmijët, vetëm flasin në internet. Ata kanë thënë se do të bëjnë të pamundurën për t’i marrë, por shpresat sa vjen e po i largohen.
“Adresat e sakta nuk i kemi, vetëm e dimë regjionin. Ata kanë marrë një vendim, nuk na japin të drejtën me i marrë.
I themi fëmijëve, për momentin janë kështu gjërat, pasi keni përkujdesje. Kanë mall për ne, thonë sa herë që mbyllin telefonatën”, u shpreh babai.
“Kur na morën fëmijët ishte tepër vonë. Ne asnjëherë nuk mendonim se do na merrnin fëmijët me akuza që nuk ekzistonin. Ata krijuan një histori për tu paraqitur dhe ne i lejuam të hynin në familjen tonë. Ata donin fëmijë të shëndetshëm, prandaj na i morën”, deklaroi mamaja
“Të katër fëmijët e mëdhenj janë me nënshtëtësi suedeze dhe kosovare. Kam menduar me marr një avokat me ndërmjetësu me shtetin norvegjez. Suedia na ka thënë që nëse fëmija ka lind në Norvegji dhe vetëm në letër e ka Suedi, i takon Norvegjisë vendimi”, shtoi më tej babai i katër fëmijëve.
“Shpresa ime është që sistemi ka pr të ndryshuar, sepse sistemi ashtu siç është sot nuk ka kuptim. Ata thonë që janë duke kaluar mirë, por nuk i dëgjojnë dhe nuk i interesojnë çfarë thonë fëmijët. Ata e shikojnë një person të barabartë me prindin biologjikë. Sipas tyre, kanë të njëjtën rëndësi si prindi edhe ata që kujdesen për fëmijët”, përfundoi mamaja.l.k/abcnews.al
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...