Lajme

“Shteti ndan shuma minimale sepse shumat e mëdha vidhen”, deputetja e VV pas vdekjes së 24 vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 20 November 2020

Pas vdekjes nga Leukimia të 24 vjeçares nga Ferizaji ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Pacolli ka shkruar në Facebook se shteti ka para për ministrat e ish-ministrat ndërsa për Valentinën janë ndarë një shumë e vogël e parave në krahasim më ato që duheshim.

“2 milionë euro avullohen nga arka e shtetit…5 milionë përmes tenderit i ndahen ministrit…kur ministrat/ish-minstrat e vip-at tjerë politik sëmuren shteti ka para për ta…

-Advertisement-

Për Valentinën kishte vetëm 30 mijë euro por për shërimin e saj duheshin 300 mijë. Dje, Valentina, 24 vjeç, vdiç nga leukemia”, ka shkruar ajo.

Sipas Pacollit shumat e mëdha të parave vidhen e nuk ndahen për shërim të qytetarëve

“Qytetarët zemërmirë do të ndihmojnë aq sa munden por nuk do të arrijnë të mbledhin aq sa kërkohet për të shëruar secilin. Nga arka e shtetit ndahen shuma minimale sepse shumat e mëdha vidhen. Miliona investohen në autostrada e projekte që janë të janë të destinuara të dështojnë. Nuk shkon më kështu. Nuk është e pranueshme disa të bëhen milionerë e shumë fëmijë e të rinj të na vdesin nga sëmundje të shërueshme. Nuk na duhen më autostrada, na duhen spitale, pajisje, barna e mjekë për të shëruar qytetarët tonë. Nuk mund më të financojmë luksin e të korruptuarve e kriminelëve, të paguajmë për veturat e tyre milionshe e pushimet ekstavagante.Nuk shkon më kështu”, ka shkruar ajo Pacolli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera