Lajme

Shteti kroat mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 03 March 2022

Ministri i Mbrojtjes se Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot ka pasur një takim me homologun e tij nga Kroacia, Mario Banozic, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mehaj ka njoftuar se Kroacia mbështetë maksimalisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se me Banozic kanë diskutuar për situatën në Ukrainë.

“Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, thuhet në postim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera