Lajme

Shteti i Kinës sapo i bëri një ofertë Ukrainës në luftën kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 01 March 2022

Shteti i Kinës pavarësisht se nuk e ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, ka shprehur gatishmëri që të ndërmjetësoj në bisedimet mes këtyre dy vendeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ministri i Jashtëm, Wang Yi, ka telefonuar homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, e të cilit raportohet se i tha se Kina është e gatshme që të ndërmjetësojë konfliktin.

Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Ukrainë, megjithatë vazhdon të ketë një pikëpamje të ekuilibruar për veprimin e Rusisë në fqinjin e saj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera