Lajme

Shteti ekzekuton edhe mbi 16 milionë euro për bizneset

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 15 October 2020

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve për bizneset.

Mjetet kapin shumën e 16,424,476 eurove, që janë ndarë për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.

“Bëjmë me dije se, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 milion euro subvencione për 15.474 biznese. Theksojmë se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro. Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, njofton MEA.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera