Shtetet e QUINT’it në Prishtinë e Beograd me takime të koordinuara, paradite me Vuçiq, pasdite me Kurtin
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/thumbnail_21.10.2022-ZKM-2-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
18:00 | 21 October 2022
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas takimeve që ka pasur me Gabriel Escobar dhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, ka pritur sot në Qeveri edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në këtë takim kanë diskutuar për çështjet aktuale të dialogut me theks të veçantë për energjinë dhe për vendimin e Qeverisë për targat.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti s’ka dhënë përgjigje për çështjen e afatit 10 mujor të kërkuar nga Washingtoni dhe Brukseli.
“Për sa i përket temës së dialogut, në takim u diskutua për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme për të cilën kryeministri Kurti tha që duhet ta sjellë normalizimin e plotë me njohjen reciproke në qendër”, thuhe tnë komunikatë.
“Energjia kishte vëmendje të veçantë. Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës. Ai po ashtu foli për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord”, thuhet tutje.
“Në lidhje me vendimin për targa, ai tha se nuk është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës. Nëpërmjet tij dhe me ftesën tonë të hapur për të konvertuar targat e tyre në ato legale dhe zyrtare, edhe po respektojmë sundimin e ligjit edhe po u japim lehtësime financiare, u shpreh kryeministri Kurti”, thekson në fund komunikata.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/TEB_Visual_Visa-Infinite_WEB-1.jpg)
Të tjera
-
Drejtori i policisë viziton veriun, vendos lule tek vendi ku u vra Enver Zymberi
Drejtori i policisë Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij e ka vizituar ver...
-
Samiti i BE-së: Zgjedhja e zyrtarëve të lartë të bllokut në agjendë
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten...
-
U aksidentua me motoçikletë, humb jetën një person në Viti
Një person ka humbur jetën në viti, pasi i njëjti është aksidentuar me moto...
-
Qeveria harron Trepçën, minatorët mbesin pa paga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të vinte në pushtet ishte zotuar ...
-
Moti i ligë, dje u anuluan gjashtë fluturime nga Aeroporti “Adem Jashari”
Gjashtë fluturime të cilat ishin paraparë të realizoheshin dje nga Aerporti N...
-
Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për testin e arritshmërisë e s’u kthye më
Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj....
-
IHMK njofton se edhe gjatë dy ditëve në Kosovë do të ketë shi me intensitet të lartë
Ditëve të fundit moti në Kosovë ka qenë i paqëndrueshëm. Sasitë e mëdha të...
-
Penkoviq e Maqedonci, bisedojnë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtje...
-
Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën për dyshtetësi
Ligji i ri për shtetësinë në Gjermani ka hyrë në fuqi të enjten. Ky ligj leht...
-
Takimet në Bruksel, O’Brien: Kosova e Serbia të rizotohen për zgjidhjen e problemeve, moszbatimi i marrëveshjeve humbje për të dyja palët
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, ...
-
Si dështoi takimi trepalësh në Bruksel, kushtet e Kurtit dhe insistimi i Serbisë në Asociacion
Nuk pati takim trepalësh dje në Bruksel, siç pritej, pasi kryeministri i Koso...
-
Grushti i dështuar i shtetit në Bolivi, gjenerali në pranga nxirret para mediave
Qeveria boliviane nxori para mediave ish-komandantin e ushtrisë Juan Jose Zun...