Lajme

Shtetasi i Shqipërisë sulmohet me gurë nga pesë-gjashtë persona në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 18 June 2023

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se teksa kishte qenë me kamion, pesë ose gjashtë persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë.

Në këtë rasti, ai tha se të dyshuarit ia kanë dëmtuar derën e kamionit dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Rudar të Zveçanit, të shtunën rreth orës 19:00.

-Advertisement-

“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera