Lajme

Shtetasi i huaj dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 23 October 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit.

Sipas policisë deri më tash janë intervistiar tre dëshmitarë derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera