Shtesat për leohna dhe për fëmijët, E-Kosova del me sqarime për qytetarët rreth aplikimit
Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 15 December 2023
Platforma E-Kosova ka dalë me sqarime që mund t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë duke hasur në vështirësi e probleme gjatë regjistrimit dhe aplikimit për shtesat për nënat lehona dhe për shtesat për fëmijë.
E-Kosova ka njoftuar se ditëve të fundit ka pranuar shumë kërkesa si rrjedhojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave.
Në njoftim kanë treguar se si duhet vepruar kur iu shfaqet problem me regjistrim në platformë apo edhe me kartelën e bankës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar/a, për shkak të kërkesave të shumta që kemi pranuar nga qytetarët në ditët e fundit, për informimin tuaj sa më të mirë, ju lutemi të ju referoheni pyetjeve/përgjigjeve në vazhdim:
1. Gjatë regjistrimit në Platformën eKosova kam shënuar gabimisht email adresën dhe numrin e telefonit, si ta përmirësoj?Të dhënat për numrin e telefonit dhe email adresën mund t’i ndryshoni në profilin tuaj në eKosova.Nëse keni vështirësi atëherë ju mund të shënoni kërkesën për ndryshim të të dhënave tek moduli “Ndihma” në Platformë eKosova ose në email adresën [email protected]
2. Fëmija im ka mbushur tre muaj dhe sistemi nuk më lejon të bëj aplikimin për shtesa për lehona?Në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave aplikimi për shtesa për lehona duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës.
3. Gjatë aplikimit për shtesa për lehona më shfaqet mesazhi “Kjo gjiro-llogari bankare nuk korrespondon me numrin tuaj personal”, çfarë duhet të bëj?Ju duhet të kontaktoni me bankën tuaj dhe të kërkoni që gjiro-llogaria juaj të raportohet si aktive në sistemin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
4. Gjate aplikimit për shtesa për fëmijë më shfaqet mesazhi “Të dhënat e fëmijës nuk përputhen me të dhënat e nënës në gjendjen civile” çfarë duhet të bëj?Ju duhet të lajmëroheni në zyrën e Gjendjes Civile në komunën tuaj dhe të kërkoni që të bëhet ndërlidhja e numrave personal në mes të nënës dhe fëmijës.
5. Aplikimin për shtesa për lehona dhe fëmijë e kam realizuar me sukses mirëpo nuk kam pranuar pagesën?Pagesat për këto shërbime zakonisht ekzekutohen me datën 25 të çdo muaji.Për informata më të hollësishme rreth pagesave kontaktoni me Ministrinë e Financave në numrin 0800 44440.
6. Nga cila datë mund të aplikoj për shtesa për fëmijë dhe lehona? Aplikimet për shtesa për fëmijë dhe lehona janë të hapura çdo muaj nga data 1 deri më 20.
7. Nëna e fëmijës nuk është shtetase e Kosovës, si mund të realizojmë aplikimin për shtesa për fëmijë?Në rastet kur nëna nuk është shtetase e Kosovës aplikimin për shtesa për fëmijë e realizon babai nga profili i tij në eKosova.
8. Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë a mund të shënojë gjiro-llogarinë bankare të bashkëshortit pasi që unë nuk posedoj gjiro-llogari bankare?Gjiro-llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikueses, nuk pranohen gjiro-llogari tjera.
Me respekt,Stafi eKosova.
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...