Shteret liqeni i Badocit

Autori: Gazeta inFokus
07:44 | 29 August 2022
Mungesa e reshjeve atmosferike ka ndikuar në rënien drastike të nivelit të ujit në liqenin e Badocit, ditët e fundit kjo rënie ka arritur në 9.1 metra nën kuotën e kapërderdhjes së ujit. Vizitorët e Badocit thonë se kjo thatësi nuk mbahet në mend ndërsa peshkatarët shqetësohen se nëse vazhdon kjo situatë, do të dëmtohet në masë të madhe bota ujore.
Pothuajse 1/4 e sipërfaqes së liqenit të Badocit tashmë është sipërfaqe e gjelbër. Madje pjesë e nën urës e cila e lidh Prishtinën me Gjilanin është shndërruar në rrugë të kalueshme.
Kjo po ndodh si pasojë e rënies së nivelit të ujit, për të cilin vizitorët thonë se një thatësi e tillë nuk mbahet në mend.
Adhuruese e bukurisë së liqenit të Badocit është edhe Florineta Bajgora, ajo thotë për RTK se secili qytetar duhet të brengoset për këtë ndryshim dhe të vetëdijesohet për rëndësinë e ujit të pijshëm.
Edhe Ragip Sinani është njëri nga vizitorët e rregullt të liqenit dhe thotë se përveç mungesës së ujit të pijshëm edhe më shqetësuese është ikja e kafshëve ujore.
Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Badocit është shqetësuese edhe për adhuruesit e peshkimit.
Aktualisht me reduktime të ujit po përballet lagjja e Veternikut dhe Prishtina e re, ndërsa në pjesët e tjera të qytetit ka raste që ulet shtypja mas mesnatës ose mungon në pika të larta.

Të tjera
-
Macron e adresoi mbrojtjen nukleare të aleatëve, Putin i reagon duke e përmendur Napoleonin
Vladimir Putin, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Rus...
-
DASh-i planifikon mbylljen e misioneve diplomatike dhe largimin e punonjësve
Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit kanë hartuar plane për të mbyllu...
-
Rrạhje në veri mes disa të rinjve shqiptarë e serbë, lëndohen dy e arrestohen katër
Një rrahje ka ndodhur mes disa të rinjve shqiptarë dhe serbë. Ngjarja ka n...
-
Lirohet nga masa e paraburgimit Naser Hafizi
Është liruar nga masa e paraburgimit Naser Hafizi U.D drejtori i Autoritetit ...
-
Shkrimet e mediave të huaja për mosdeklarimin e Kurtit në prokurori, Hasani: Nuk ka logjikë të bëhesh lajm për këtë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për vëmendjen med...
-
Kongresmeni Torres kërkon shkarkimin e zv/sekretares së shtypit të Pentagonit që tha “ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”
Kongresmeni Ritchie Torres i ka dërguar një letër Sekretarit të Mbrojtjes, Pe...
-
Emilia Rexhepi konfirmon mbështetjen për Kurtin në formimin e qeverisë së re
Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar se do të mbështesë Al...
-
Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave për Meksikën
Mallrat nga Meksika, që janë pjesë e një marrëveshjeje tregtare të tre vendev...
-
Supremja refuzon kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e Agonis Tetajt
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë t...
-
Nesër SHKK-ja mban ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve
Gjatë ditës së nesërme Shërbimi Korrektues i Kosovës do të mbajë ceremoninë s...
-
Orban refuzon të mbështesë konkluzat e BE-së për mbështetjen ndaj Ukrainës në samitin e Brukselit
Derisa të gjithë liderët e Bashkimit Evropian mbështetën konkluzat për forcim...
-
Zyrtarët ukrainas dhe amerikanët takohen javën tjetër
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të takohen javën tjetër në Arabinë Sau...