Lajme

Shtëpia e të moshuarve në Pejë ku u rrah brutalisht një e moshuar u licencua në vitin 2021 nga Hekuran Murati

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 02 November 2022

Shtëpia e të moshuarve apo rezidenca e të moshuarve “Orenda” në Pejë ku u publikuan pamjet e tmerrshme se si një e moshuar rrihej brutalisht me grushte e shqelma nga një infermiere është licencuar në vitin 2021, shkruan Gazeta Infokus.

Në faqen e tyre zyrtare në facebook me 13 nëntor ata kanë njoftuar se janë licencuar nga qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në krye me Hekuran Muratin, duke e quajtur këtë një arritje të madhe.

“Ky sukses është i të gjithëve…  I stafit të Orendes, rezidentëve tanë por edhe njerëzve që asnjëherë nuk u ndalën duke besuar dhe përkrahur qëllimet tona. Kemi prioritetin që të jemi e para Shtëpi e të Moshuarve e licencuar në vend që nga ka shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, thuhej në njoftimin për licencim të kësaj qendre”, thuhej në njoftimin e kësaj qendre.

-Advertisement-

Derisa në faqen e tyre zyrtare thuhet se vendosën që të krjojnë një rezidencë për të moshuarit duke qenë se dihet se sa shumë të moshuar kanë mbetur pa përkujdesje dhe pa njeri pranë.

“Ne vendosëm të krijojmë një qendër përkujdesjeje për të moshuarit apo rezidencë për të moshuarit. Ka kaq shumë të moshuar të paaftë për tu kujdesur për veten, të vetmuar, pa njeri pranë, që meritojnë më shumë vëmendje. Të motivuar nga këto arsye dhe shumë të tjera të përmendura më sipër, ne vendosëm të investojmë në këtë lloj biznesi”, thuhet në arsyet për hapjen e këtij biznesi.

Po kjo nuk duket në videon e publikuara sot, ku nga punëtorët në këtë qendër një e moshuar rrahet brutalisht më shqelma e më shuplaka.

Deri më tani për rastin janë arrestuar kryeinfermierja dhe infermierja e cila shihet duke rrahur të moshuarën.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ndërsa nga prokuroria kanë njoftuar se dy të arrestuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera