Shtëpia e barit në Shkodër, shkon në 26 numri i të arrestuarve
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 15 October 2022
Një shtëpi bari e zbuluar pak ditë më parë në Shkodër çoi në arrestimin e dhjetëra personave, ku së fundmi listës së tyre iu janë shtuar babë e bir.
Në fazën e pestë të operacionit policor të koduar “Qarku”, numri i të arrestuarve ka arritur në 26, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre me iniciale P. A.
Policia ka sekuestruar nga shtëpia e tyre 3 pako me lëndë narkotike kanabis, doza kanabisi të gatshme për shitje me peshë totale 1.5 kg dhe një 1 armë sportive.
49-vjeçari me iniciale V. N. dhe 25-vjeçari me iniciale S. N. (babë e bir), banues në lagjen “Guerile” të Shkodrës, u vunë në pranga, ndërsa u procedua në gjendje të lirë 49-vjeçarja V. N. (bashkëshortja e shtetasit V. N.).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Si u zbulua kultivimi i lëndëve narkotike dhe të arrestuarit:
Policia e Shkodrës zbuloi sot detaje të reja të megaoperacioni ‘Qarku’, që coi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj.
Burime zyrtare thanë se shtëpia ku u gjet lënda narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis, ishte në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni, ndërsa në të u arrestuan në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 persona, të gjitha gra.
Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.
Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
Zef Gjoni., 56 vjeç dhe Antoneta Gjoni ., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gioni 22 vjeç dhe Pjeter Gjoni, 31 vjeç, si dhe shtetasja Flora Gioni., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Pjeter Gjoni. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Fabion Gjoni 31 vjeç 31 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Pjetër Gjoni, grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare./TCH
Të tjera
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequ...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...