Shtëpia, 5 këshilla të dobishme për ta mbajtur të ngrohtë (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 18 January 2019
Kufizimi i shpërndarjes së nxehtësisë gjatë sezonit të dimrit është i mundur: ja se si të veproni
Folenë tonë gjithmonë e duam të ngrohtë dhe mikpritëse, por ndonjëherë, përkundër radiatorëve të nxehtë, në shtëpi nuk jemi aq rehat, sepse temperaturat është e vështirë të rriten. Ndonjëherë, për fat të keq, ajri i ftohtë depërton shumë lehtë brenda shtëpisë dhe pengon ngrohjen e prodhuar brenda nga radiatorët, zjarri ose sobat. Megjithatë, ne mund ta përmirësojmë situatën, ja se si.
Zgjidhni kohën e duhur: Për të bërë punët e shtëpisë ose për të ndryshuar ajrin në dhoma, ne evitojmë hapjen e dritareve herët në mëngjes, kur temperatura është pothuajse akullnajore. Në vend të kësaj, le t’i japim ajër shtëpisë në orët qendrore të ditës, për shembull në pushimin e drekës, kur rrezet e diellit janë më të ngrohta dhe ndikimi në temperaturat e brendshme bëhet i pranueshëm. Shumë dritë dhe pak ngrohtësi janë një ilaç i shkëlqyeshëm kundër grisë së dimrit.
Radiatorët në krye: Le t’i lëmë të lirë radiatorët. Shmangni vendosjen e rrobave (të cilat nuk thahen kurrë) duke varrosur radiatorët me çorape, të brendshme dhe rroba të varura: në qoftë se i vendosim, e zvogëlojmë në masë të madhe kapacitetin termik: rrobat do të jenë të thata, por ne do jemi të mpirë!
Luani me dritaret: Drita e diellit ngroh, kështu që gjatë ditës hapim grilat në maksimum për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë. Në mbrëmje, megjithatë, kur temperatura bie, ne i ulim dhe mbyllim gjithçka: një truk i vogël që do të na ndihmojë për të ruajtur një temperaturë të pranueshme brenda shtëpisë. Më shumë se 20% e humbjes së ngrohjes në shtëpi u atribuohen hapjes së dritareve dhe dyerve: po të kemi mundësi, idealja do të ishte investimi në efikasitetin energjetik të shtëpisë, vendosjen e instalimeve të reja, izolimin adekuat të mureve me veshje dhe mbulesat e jashtme dhe, nëse është e nevojshme, zëvendësimin e bojlerit të vjetër me një efikasitet të lartë, ndoshta duke përfituar nga stimujt.
Mbyllni dyert: Madje edhe brenda mureve të shtëpisë, ne mund të përdorim disa truke të tjera: për shembull, duke mbyllur dyert e brendshme të dhomave për të ngadalësuar humbjen e nxehtësisë dhe për të krijuar një barrierë natyrore midis nesh dhe të ftohtit. Nëse na pret një mbrëmje në divan në dhomën e ndenjes, të mbështjellë dhe nga përkëdheljet dhe një film i mirë në televizion, ne mbajmë mbyllur dyert e dhomave të tjera: ndryshimi i temperaturës do të jetë i prekshëm.
Puthitja e dritareve: Siç bënin gjyshërit, me një qiri të ndezur pranë kornizave të dritareve mund ta kuptoni nëse jeni në prani të një të çare. Për ta eliminuar atë, përdorni vetëm guarnicionet prej gome, shumë të lehta për t’u aplikuar në të çara dhe që mund të gjenden në treg pa problem. Ne gjithashtu përdorim ngjitëse shtesë: ka shumë ngjyra dhe modele, ato janë efektive dhe i japin gëzim mjedisit. Lidhur me dyshemenë, nëse është shumë e ftohtë ne përdorim tapetat: të bukur dhe elegante, ata japin ndjenjën e ngrohtësisë dhe kontaktit. Janë pa diskutim më të ngrohtë se mermeri dhe pllaka, si dhe kontrastojnë shpërndarjen e nxehtësisë nëpër dysheme.







T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































