Lajme

Shtëpi në Lagjen Marigona, para në Australi: Kjo është pasuria e Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 06 December 2021

Shtëpia e Presidentes, Vjosa Osmani në Lagjen Marigona ishte bërë bujë në opinioni publik.

Edhe pse ende nuk është vendosur, shtëpi ku do të jetojë Presidentja e vendi është kogja luksoze, shkruan Gazeta Infokus.

Vendi ku do të banojë e parja e vendit po del të jetë edhe i shtrenjtë.

-Advertisement-

Presidentja Osmani i ka borxh Marigona Hill 87 mijë e 900 euro kjo pasi ajo ka nënshkruar kontratë për blerjen e kësaj ndërtese në këtë lagje.

Kështu behet e ditur në deklarimin e pasurisë së Osmanit në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Osmani sipas këtij deklarim posedon dy shtëpi dy banesa, dy garazhda dhe një parcele tokë.

Pasuri të cilat disa i kanë deklaruar si të bashkëshorti, Prindon Sadriut.

Osmani ka 45 mijë e 648 euro në disa banka në Kosovë, Shkup e Australi.

Shuma që posedon në Australi është 570 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera