Lajme

Shtatorja e Nënë Terezës edhe në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 11 June 2017

Qyteti Wil i St.Gallenit është bërë qyteti i parë zviceran, në të cilin është vendosur shtatorja e shenjtëreshës shqiptare, humanistes se përmasave botërore, Nënë Terezës.

Viteve të fundit shumë vende të botës e kanë zbuluar aktualitetin e Nënë Terezës, shenjtëreshës universale, ka thëne don Lush Gjergji me rastin e përurimit të shtatores së humanistes shqiptare, një prononcim për albinfo.ch

Është shenjtëresha e parë pas dymijë viteve që nuk është vetëm e krishtere por e mbarë njëzimit, ka thënë ndër të tjera don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës përcjell albinfo.ch. Sipas tij jo vetëm hindusët, budistët, myslimanët por edhe të pa fetë ata që deklarohen që nuk besojnë në askënd, besojnë në mirësinë dhe dashurinë e Nënë Terezës. Të gjithë ne që jemi të gjallë, kemi nevojë që ta kemi një mbrojtëse, një pajtore, një shenjtëreshë të jetës, ashtu siç është Nena jonë Terezë.

-Advertisement-

Don Lush Gjergji, është shprehur i lumtur që mërgata shqiptare në Zvicër, së bashku me Misionin Katolik Shqiptar dhe vendasit kanë bërë të munduar që sot pranë kishës St.Peter Kirche të kemi shtatoren e Nënë Terezës.

Në porosinë e tij, don Lush Gjergji, ka ftuar të gjithë bashkëkombësit e tij që jetojnë në Zvicër, që, saherë që të ndihen të lodhur të mërzitur të vijnë tek shtatorja e Nënë Terezës ngase aty do të gjejnë, siç ka thënë ai, një rreze të dashurisë së zotit.

Qyteti Wil i St.Gallenit është bërë qyteti i parë zviceran, në të cilin është vendosur shtatorja e shenjtëreshës shqiptare, humanistes se përmasave botërore, Nënë Terezës.

Ceremonia e rëndësishme dhe kulturore e udhëhequr nga Misionit Katolik Shqiptar i Zvicrës, është mbajtur në Kishën St.Peter Kirche ku janë kryer lutjet për bekimin e shtatores së Nënë Terezës. Mesha është drejtuar nga meshtarë shqiptarë dhe zviceranë, udhëhequr nga don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi më i njohur i Nënë Terezës.

Besimtarë të shumtë kanë kryer ritet fetare në një atmosferë festive. Mesha është përcjellë me një program të përgatitur, pjesë e të cilit ka qenë edhe leximi i disa thënieve mbresëlënëse të Nënë Terezës.

Pas meshës dhe lutjeve që kanë bërë besimtare të shumtë të ardhur për të marrë pjesë në ngjarjen e rëndësishme, është bërë përurimi i shtatores së humanistes shqiptare Nënë Terezës. Shtatorja është vendosur në oborrin e kishës St.Peter Kirche, në rrugën Lerchenfeldstrasse të qytetit tëWilit.

Në fund është mbajtur edhe një akademi solemne kushtuar Nënë Terezës, ndër mysafir dhe të ftuar të shumtë, në akademi ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Bernë, konsulli shqiptar në Milano, e të ftuar të tjerë. Akademi solemne është përcjellë me një program kushtuar jetës dhe vepres së bijës dhe humanistës shqiptare të përmasave botërore Nënë Terezës. Ka kënduar me këtë rast edhe tenori i famshëm shqiptar, Kastriot Tusha, i ardhur enkas nga Shqipëria.

Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera