Lajme

Shtatë vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 20 January 2020

Sot mbushen shtatë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policore serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para ndërtesës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një ekskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur.

-Advertisement-

Më pas, lapidari është vendosur në një kamion, me të cilin është transportuar në drejtim të panjohur.

Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i xhandarmërisë, Bratislav Dikiq, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës, Avdi Bajrami.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë ndjekur operacionin e heqjes, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të popullsisë dhe as ndonjë incident.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera