Shtatë sinjalet që ju paralajmërojnë se celularit tuaj po i vjen fundi

Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 11 December 2024
Zakonisht është e lehtë të kuptohet se celularit po i vjen fundi pasi gjërat thjesht nuk funksionojnë. Por që mos të mbeteni ‘skllav’ i momentit të fundit dhe t’ju duhet të blini një celular me urgjencë, ka disa sinjale që tregojnë se pajisja po mbyll ciklin e saj dhe të merrni masat për ta zëvendësuar
Një celular inteligjent mund të zgjasë nga dy deri në tetë vjet, në varësi të markës, mirëmbajtjes dhe përdorimit. Zakonisht është e lehtë të kuptohet se celularit po i vjen fundi pasi gjërat thjesht nuk funksionojnë. Por që mos të mbeteni ‘skllav’ i momentit të fundit dhe t’ju duhet të blini një celular me urgjencë, ka disa sinjale që tregojnë se pajisja po mbyll ciklin e saj dhe të merrni masat për ta zëvendësuar.
BATERIA KONSUMOHET SHPEJT. Ky është një nga treguesit kryesorë se celulari është gati për t’ju ‘lënë ‘shëndenë’. Sipas Apple,një iPhone mund të karikohet plotësisht rreth 500 herë përpara se kapaciteti i baterisë të ulet në 80%. Kjo do të thotë se celulari që më parë mund të rezistonte deri në 10 orë pas karikimit, tani arrin në 8 orë. Në pajisjet Android, bateritë zgjasin 2-3 vjet. Bateritë e celularëve janë me jone litiumi ndaj kanë jetëgjatësi të kufizuar. Nëse vini re probleme me të, duhet të zëvendësoni baterinë ose celularin.
PROBLEME ME EKRANIN. Krejt papritur, celulari nuk funksionon. Ekranet me prekjet janë të ndjeshme dhe mund të degradojnë me kalimin e kohës apo nëse e keni thyer, keni afruar edhe fundin e tij. Zëvendësimi i ekranit zakonisht është goxha i kushtueshëm dhe është më e leverdisshme të ndërrosh pajisjen.
NGADALËSIA. Nëse pajisjes i duhet ca kohë për të nxjerrë një shkronjë, qarqet kanë nisur të degradohen. Gjithsesi, para se t’ju zërë paniku, kontrolloni nëse po përdorni shumë aplikacione njëkohësisht çka ngadalëson procesimin dhe konsumon baterinë.
CELULARI FIKET DHE NDIZET. Krejt papritur, celulari juaj vendos se është momenti perfekt për t’u fikur e ndezur sërish. Kjo mund të jetë pasojë e temperaturës së baterisë, por ndoshta do ju duhet të mendoni për një celular të ri.
NUK PËRDITËSOHET. Kur kompanitë nxjerrin modele të reja celularësh, përditësimet e programeve nuk përshtaten më me të vjetrat. Përveçse përdorimi i aplikacioneve vështirësohet, kjo nënkupton edhe më pak siguri dhe të dhënat tuaja mund të hakerohen.
NXEHJA. Kur celulari nxehet edhe pse nuk e keni përdorur gjatë, është e sigurt se fundi i tij është pranë. Në këto raste, pjesa e brendshme e tij po tejkalon përdorimin e zakonshëm. Tregoni kujdes sepse bateria mund të shpërthejë apo të marrë zjarr.
PREKJET FANTAZMË. Kur celulari nis të veprojë edhe kur ju nuk e prekni, kjo quhet prekje fantazmë. Zakonisht ky nuk është problem programi, por mund të jetë për shkak të dëmtimit të ekranit, ujit, karikuesit jo cilësor apo një defekti të brendshëm. Me gjasë, celulari mund të shpëtohet por përgatituni edhe për të kundërtën.

Të tjera
-
Çitaku i reagon ashpër ministrit Maqedonci që kritikoi Evropën nga Tajvani: Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!
Zyrtarja e lartë e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora ...
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...