Shtatë shkolla në Gjakovë nuk i binden Rrahman Jasharajt, fillojnë mësimin
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 19 September 2022
Ka një javë që shkollat në Gjakovë kanë nisur të bojkotojnë grevën e nisur nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit në Kosovë në krye me Rrahman Jasharajn.
E deri më tash janë 7 shkolla që kanë nisur mësimin dhe kanë braktisur grevën.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimt në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova – Baçi, e cila konfirmoi se sot zyrtarisht edhe një shkollë tjetër ka filluar mësimin.
“Po mësimi ka filluar edhe në shkollën “ Mazllum Këpuska“ sot , jam informuar zyrtarisht nga drejtoria e shkollës për nisjen e procesit mësimor, gjithsej shtatë shkolla janë duke zhvilluar procesin mësimor në Gjakovë sipas informacioneve që kemi tha Kumanova–Baçi për Infokus.
Kujtojmë se greva zyrtarisht ka nisur me 25 gusht, derisa po vazhdon edhe tash kur jemi në javën e parafundit të shtatorit.
Derisa iu desh një kohë goxha e gjatë që kryeministri i vendit, Albin Kurti të thërrasë në takim kreun e SBASHK-ut për të gjetur një zgjidhje, mirëpo edhe pas këtij takimi, nuk u arrit ndonjë marrëveshje.
Krye sindikalisti Rrahaman Jasharaj, pas takimit me kryeministrin tha se nuk ka ndonjë lajm të mirë dhe se greva do të vazhdojë.
“Sapo dolëm nga një takim qe shumë kohë i pritur. Të dyja palët i kanë thënë mendimet e veta, ne si Këshill Grevist ia rikujtuam kryeministrit kërkesat tona, ata na treguan për angazhimet që i kanë bërë dhe mund të them se takimi ishte përmbajtjesor, por aktualisht nuk kemi ndryshime”, deklaroi Jasharaj.
Ndërsa kryeministri i vendit në një konferencë për media tha Jasharaj i këkroj ndihmë si vëlla dhe se koha kuyr kryeministri konsiderohej si vëlla ka kaluar.
Madje Kurti ironizoi disa herë me këtë deklaratë që sipas tij e tha Jasharaj në takim, “më ndihmo si vëlla, ami 100 euro”.
“Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para juve”, theksoi Kurti në konferencën pas takimit.
Ndërsa Jasharaj ka deklaruar se greva do të vazhdojë edhe këtë javë, derisa ka theksuar se greva është nisur në prani të mediave dhe do të mbyllet vetëm në prani të tyre./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...