Shtatë gjëra që duhet t’i mbani larg qenit tuaj
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 16 May 2017
Do të jenë të shumtë piknikët që ju presin këtë pranverë dhe verë e me siguri, bashkë me shportën plot ushqime, shumë prej jush do të marrin me vete dhe qenin e tyre. Por duhet të bëni kujdes dhe ta mbani mikun tuaj sa më larg gjërave që e rrezikojnë…
Brenda shtëpisë
Mirë apo keq, qentë tanë kalojnë një pjesë të madhe të kohës në shtëpitë tona dhe shumë gjëra, në dukje aspak armiqësore, mund të kthehen në rreziqe të forta për shëndetin e tyre. Aq më tepër nëse kemi parasysh që ata tentojnë të kafshojnë pothuajse çdo gjë që nuhasin turinjtë e tyre.
1. Çokollata. Kaq e pasur në antioksidantë të mirë për njerëzit dhe kaq e dëmshme për qentë, të paktën për disa raca të caktuara. E nga ana tjetër duket se ata çmenden për të. Alkaloidet methylxanthine, një nga përbërësit e çokollatës, në gjendje të ndikojnë tek arteriet e të shtojnë rrahjet e zemrës, janë shkaktarët kryesorë që e kthejnë çokollatën e pafajshme, në kërcënim për jetën e këlyshëve tanë.
2. Hudhra mund të shkaktojë të vjella, anemi e diarre apo të dëmtojë mëlçinë, kështu që asnjëherë mos i jepni kafshës suaj ushqim që mund ta përmbajë, përfshirë dhe ushqimet e fëmijëve.
3. Qepët, po ashtu, mund të dëmtojnë mëlçinë e të shkaktojnë anemi e diarre.
4. Anti-ngrirësi që përdorni për makinën tuaj, mund t’u ndalojë plotësisht funksionin e veshkave, por ja që duket se qentë e adhurojnë shijen e tij.
5. Kokrrat anti-molë. Kimikati kryesor përbërës i tij, naftalina, është jashtëzakonisht helmues për qentë. E në të njëjtën kohë, kujdes nga ushqimet e gatshme të qenve që janë të ngjyrosura artificialisht, sasia e madhe e sodiumit apo konservuesve.
Jashtë shtëpisë
Shëtitjet në natyrë janë të domosdoshme për kafshët, po aq sa ripërtëritëse për ne. Por bimësia, në disa raste mund të kthehet në rrezik.
6. Kërpudhat p.sh. mund të shkaktojnë dhimbje barku, dëmtim të mëlçisë, veshkave apo edhe anemi. Sigurisht, jo të gjitha llojet e kërpudhave kanë këtë efekt. Megjithatë, tregohuni gjithmonë vigjilent nëse këlyshi juaj afrohet për të nuhatur kërpudhat e egra.
7. Pemët e mollës apo të qershisë. Ndërsa fruti duket të jetë i padëmshëm, ndodh krejtësisht e kundërta kur vjen fjala për gjethet apo rrënjët e tyre. Ndaj mbajeni qenin larg prej tyre
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...