Sport

Shtatë futbollistë në skadim të kontratës, ja plani i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 30 September 2022

Barcelona ka vendosur si prioritet rinovimin e kontratës së Ousmane Dembélésë, kontrata e të cilit përfundon në 2024, por drejtuesit “bluagrana” do të kenë edhe çështje të tjera në tryezë për të zgjidhur. Janë shtatë lojtarë të cilëve u përfundon kontrata verën e ardhshme: Busquets, Memphis, Sergi Roberto, Marcos Alonso, Héctor Bellerín dhe portierët Iñaki Peña dhe Arnau Tenas.

A priori, nga të gjithë ata që në parim nuk do të vazhdojnë në klubin e Barçës janë Sergio Busquets, i cili mund të nisë një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara dhe Sergi Roberto.

Një tjetër që vështirë se do të vazhdojë është Memphis Depay, sepse Barça u përpoq deri në ditën e fundit të merkatos për ta shitur, madje i dha edhe letrën e bënte lojtar të mirë. Sa i përket Bellerin, do të duhet të shihet se si do të jetë performanca e tij këtë sezon përpara se Barça të ndërmarrë hapin për të vazhduar kontratën e tij. Ndërsa Marcos Alonso, i cili nuk nënshkroi për më shumë vite këtë verë për shkak të “fair-play”-it, mund të rinovojë për dy sezone të tjera.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, edhe Barça është e interesuar të mbajë në skuadër dy portierët që konkurrojnë me Ter Stegen: Iñaki Peña dhe Arnau Tenas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera