Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë
Autori: Gazeta inFokus
21:02 | 19 Nëntor 2018
Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant.
Ndonjëherë mund të jetë vetëm një arsye—personi nuk përshtatej mirë me ekipin, ose u largua për arsye personale, ose i është ofruar një mundësi më mirë punësimi. Në këto raste, edhe pse është një tranzicion i vështirë, mbetet një veprim i drejtë.
Po çfarë ndodh me pjesën tjetër?
Të mbash punonjësit e tu më të mirë fillimisht duhet të kuptosh pse ata mund të largohen. Ja shtatë arsyet kryesore:
1. Ngecin në vend
Njerëzit nuk duan të ushtrojnë të njëjtin zakon, të shkojnë në të njëjtin vend dhe të bëjnë të njëjtën gjë për 20 apo 40 vite në vazhdim. Njerëzit duan të ndjejnë së janë në lëvizje dhe po zhvillohen në jetën e tyre profesionale. Ata duan t’i bëjnë gjërat me dëshirë. Nëqoftë se nuk ka shkallë karriere apo një trampolinë për të avancuar, ata e dinë që duhet të kërkojnë diku tjetër. Por gjatë kësaj kohe, ata synojnë të mërziten, të lodhen dhe sjellje te ngjashme që ndikojnë në efektivitetin dhe moralin e skuadrës.
2. Puna me kohë të zgjatur
Periudha stresi dhe lodhjeje shoqërojnë çdo punë, por asgjë nuk i ndjek me shpejt punonjësit sesa oraret e zgjatura. Dhe zakonisht janë punonjësit më të mirë—ata më të aftët dhe më të përkushtuarit, ata më të besuarit që punojnë me orar të zgjatur. Nëqoftë se ata e gjejnë vazhdimisht veten të mbingarkuar me punë, sidomos në mungesë të promocioneve apo rritjes së pagës, ata do të ndihen të shfrytëzuar. A duhen fajësuar? Ti do të ndiheshe po njëlloj.
3. Vizionet e paqarta
Nuk ka gjë më frustruese se një vend pune i mbushur me vizione dhe ëndrra të mëdha, por pa mundësi zhvillimi të këtyre aspiratave që mund ti bëjnë ato të arritshme. Pa një lidhje, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Kush person i talentuar dëshiron të harxhoj energjinë e tij apo saj në mbështetje të diçkaje të papërcaktuar? Njerëzit duan të punojnë për të krijuar diçka, jo thjeshtë të xhirojnë ne vend.
4. Njerëzit që përfitojnë
Kur një organizatë vlerëson më shumë servilet sesa pjesën tjetër, punonjësit më të mirë shkojnë diku tjetër,duke lënë pas ata që janë mediokër dhe apatik për të gjetur një pozicion më të mirë. Rezultati që mbetet është një performancë e ulët, moral i ulët, dhe probleme me disiplinën. Sigurisht gjëra si përfitimet, raportet e mira me palët e interesuar dhe produktiviteti janë të rëndësishme—por suksesi së fundmi varet te njerëzit që dinë të punojnë.

5. Rrethi i njohjeve
Edhe njerëzit më vetëmohues duan të njihen dhe vlerësohen për një punë të bërë mirë. Kjo është pjesë e të qenit njeri. Kur dështon në njohjen e punonjësve të tu, nuk po dështon vetëm në motivimin e tyre por gjithashtu po humbet mënyrën më efektive për të rritur performancën në punë. Edhe në mungesë të buxhetit për rritje rrogash apo bonuse, ka shumë mënyra për t’u lidhur me punonjësit—dhe fjalët e mira nuk kushtojnë para. Njerëzit nuk përkushtohen nëqoftë se nuk vlerësohen.
6. Rrethi i besimit
Punonjësit kanë një pikë avantazhi sepse shikojnë sjelljen tuaj dhe e peshojnë atë krah angazhimeve tuaja. Nëqoftë se ata ju shikojnë duke u sjell në mënyrë joetike me shitësit, duke gënjyer bashkëpunëtorët, duke mashtruar klientët, ose duke mos e mbajtur fjalën, më i miri prej tyre do të largohet. Pjesa tjetër, akoma më keq, do të rri duke ndjekur hapat tuaj.
7. Hierarkia e tepërt
Çdo vend pune ka nevojë për një strukturë dhe lidership, por një organizatë me drejtim vertikal i bën punonjësit jo të lumtur. Nëqoftë se punonjësit tuaj më të mirë nuk kontribuojnë idetë e tyre në produktin përfundimtar dhe nuk ju lejohet të marrin vendime, ata nuk do të kenë për çfarë të jenë të lumtur.
Përfundimisht, shumë njerëz largohen nga vendi i punës prej shefit, jo prej punës apo organizatës. Pyet veten çfarë po bën gabim që mund ti largojë njerëzit e tu më të mirë, dhe fillo të bësh ndryshime të nevojshme për t’i mbajtur ata.
Burimi: Business Magazine

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...

































