Lajme

SHSKUK tregon se sa pacientë me hemodializë kanë qenë të infektuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 28 September 2021

Reparti i Dializës në Klinikën e Nefrologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, nuk i ndërpreu asnjëherë shërbimet e saj, ndonëse kishte një numër të konsiderueshëm të të prekurve me COVID nga stafi shëndetësor e teknik.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, përmes një njoftimi ka treguar se që nga fillimi i Pandemisë me Covid-19, janë trajtuar 348 pacientë pozitivë me koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

“Pacientë kronikë me Covid pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut- COVID pozitivë të hemodializuar qenë 215.

-Advertisement-

Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me COVID edhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti COVID”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera