Lajme

ShSKUK publikon operatorët e papërgjegjshëm për furnizim barnash

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 24 September 2022

Përveç gjobitjes, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka publikuar edhe emrat e operatorëve ekonomikë që vonuan furnizimin e plotë të ilaçeve dhe materialeve shpenzuese, duke bërë vetëm liferim të pjesshëm.

E, njëra prej kompanive farmaceutike e cila gjendet në këtë listë e mirëpriti veprimin, por me një kusht që edhe SHSKUK t’i publikojë obligimet të cilat nuk i përmbushin ndaj operatorëve.

Derisa ata që merren me prokurimin publik thonë se para se autoriteti kontraktues t’i publikojë emrat e operatorëve duhet të merret edhe me menaxherët e kontratave, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Sipas Mexhide Demollit nga Lëvizja Fol, çdo kontratë ka menaxher, dhe si e tillë, duhet të interesohet në detaje sa i përket stoqeve dhe furnizimit në mënyrë që porositë të bëhen me kohë dhe pacientëve të mos ju mungojnë barnat.

Operatorët tregojnë se kjo situatë po vjen për shkak se nga ana e ShSKUK-së mungon planifikimi i mirë dhe i duhur.

ShSKUK ka bërë publike edhe një listë me 11 barna të cilat konsiderohen si prej të vjetrave, për të cilat thonë se nuk ka pasur ofertues dhe janë në ri-tenderim.

Furnizuesit thonë se për të tilla ilaçesh nuk ka leverdi ofertimi, ndaj shteti duhet të gjejë një zgjidhje si vendet e tjera në mënyrë që t’i sigurojë këto.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera