Lajme

SHSKUK prononcohet për trajtimin e Besnik Berishës në Kardiologji

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 13 July 2023

Zyra për informim e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka konfirmuar se avokati Besnik Berisha është duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Kardologjisë.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, SHSKUK tha:

“Zpër informim ju konfirmon se po merr trajtim shëndetësor në Klinikën e Kardiologjisë”.

-Advertisement-

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informoi se të njëjtit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Avokati mbrojtës i Berishës, Naim Rudari, konfirmoi ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera