Lajme

SHSKUK mbyll mjekimin intensiv për Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 29 September 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se të martën është mbyllur mjekimi intensiv qendror për Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

SHSKUK ka bërë të ditur se si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive.

“Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat, deri tash, ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera